Maqedoni
Covid-19, tre viktima, 11 të infektuar e 95 pacientë të shëruar
31.08.2020 16:59
Pandemia vazhdon të marrë jetë njerëzish, ashtu siç vazhdojnë edhe infektimet e reja...

Pandemia vazhdon të marrë jetë njerëzish, ashtu siç vazhdojnë edhe infektimet e reja, megjithëse me ritëm ndjeshëm të zvogëluar e me shifra që nuk i kishim parë gjatë kohë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 450 testime, prej të cilave 11 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë vetëm 3 persona në Shkup dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Berovë - Vinicë dhe Dellçevë.
Betejën me Kovid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Një pacient i moshës 51 vjeçe nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 65 vjeçare dhe një paciente nga Vinica e moshës 78 vjeçe.
Ndërkohë, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar: Shkup - 44, Shtip - 16, Shën Nikollë - 11, Kavadar - 4, Prilep e Vinicë nga 3, Veles e Gostivar nga 2 dhe në Kërçovë e Negotinë nga një të shëruar.
