Maqedoni
Zaev: Qeveria do të jetë e fokusuar në ekonomi. Hoxha: Presim të thellohet bashkëpunimi
31.08.2020 17:32
Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë takimit me përfaqësuesit e odave ekonomike të vendit tha se qeveria që drejton...

Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë takimit me përfaqësuesit e odave ekonomike të vendit tha se qeveria që drejton ai do të përkushtohet në zhvillimin ekonomik, rritjen e standardit ekonomik të qytetarëve dhe rritje të përgjithshme ekonomike dhe zhvillimin.
Sipas Zaevit, një qeveri pa probleme ndëretnike dhe ndërfqinjësore dhe anëtare e NATO-s duhet të sjellë më shumë rritje ekonomike.
“Dërguam mesazh të parashikueshmërisë në periudhën që vjen, do të ketë periudhë stabile katër vjeçare pa zgjedhje të parakohshme, shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit e cila do të jetë në gjendje të bëjë plane për rritjen dhe zhvillimin e saj dinamik dhe të marrë parasysh parashikimin për çdo investim në të ardhmen dhe aktivitete të biznes-sektorit në shtet. Tatimet mbeten stabile në shtet. Gjatë çdo ndryshimi që do të ndodhë në të ardhmen do të vijojë periudhë e debatit.”,- deklaroi kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev.
Diskutuan mbi prioritetet urgjente që Qeveria e re duhet të marrë në mënyrë që të stimulojë rritjen ekonomike dhe zhvillimin, dhe në të njëjtën kohë të vëzhgojë masat nga pandemia, theksoi Nebi Hoxha nga Oda e Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
“Filluam të flasim për një qeveri e cila do të jetë e orientuar ekonomikisht, që do të ketë përparësi për të punuar në interes të ekonomisë, për të cilën presim të kemi një staf parimor, përgjegjës, profesional dhe përgjegjës me një mision specifik dhe qëllime që do të kenë për detyrë të punojnë në bashkëpunim me biznesin dhe ekskluzivisht në transformimin evropian të vendit.”,- theksoi kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha.
Nga komuniteti i biznesit theksuan se besojnë se ky dialog me përfaqësuesit e qeverisë do të vazhdojë dhe do thellohet me të vetmin qëllim, që forcohet ekonomia e vendit.
NAIM RAMADANI
