Klivlendi mposhti Çikagon, Sparsat humbën nga Feniksi

01.11.2014 16:11

Lebron James është rikuperuar pas paraqitjes së dobët në debutimin e ri për Klivlendin, duke udhëhequr tani skuadrën e tij drejt fitores në derbin kundër Çikagos.........

Kavalirsat, deri te triumfi erdhën pas lojës shtesë, me 114:108 dhe më së shumti fal paraqitjes të shkëlqyeshme të “mbretit”, I cili sfidën e mbylli me 36 pikë e tetë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Irving me 23 poena dhe Love, që regjistroi dabëll dabëll prej 16 pikë e poaq kërcime.

Kampioni aktual San Antonio, në takimin e dytë sezonal, përjetoi disfatën e parë, duke u befasuar me 94:89 nga Feniksi. Isiah Thomas me dhjetë nga 23 pikët, udhëhoqi serinë e sansave prej 10:0 në periudhën e fundit, për fitore të madhe të skuadrës së tij.

Derbi I parë i Los Anxhellosit sivjet, I takoi Klipersave, të cilët pa vështirsi të mëdha mposhtën Lejkersat me 118:111, për humbjen e tyre të tretë nga poaq ndeshje deri më tani. Blake Griffin shkëlqeu ndaj rivalëve të të njejtit qytet, duke regjistruar 39 pikë.

Në tre takimet tjera, Sakramento fitoi ndaj Portlandit, Millvoki mposhti Filadelfinë, ndërsa Memfisi triumfoi kundër Indianës. (Mustafa Ademi, TVM2)