Botë

Zgjedhjet në Mal të Zi, Gjukanoviq fiton me rezultat shumë të ngushtë

31.08.2020 17:50

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve...

Partia Demokratike e Socialistëve, e udhëhequr nga presidenti, Millo Gjukanoviq, ka fituar 35.12% të votave që i garantojnë 30 mandate, ndërsa koalicioni opozitar pro serb "Për ardhmërinë e Malit të Zi" 32,54 %, apo 27 mandate.

Një fitore e ngushtë kjo e partisë në pushtet, që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të formojë qeverinë, pasi kundërshtarët e Gjukanoviqit  kanë mbështetjen e partive të vogla të cilat i japin deri ne 15 mandate.

Në parlamentin  me 81 deputetë, ulëse do të kenë edhe koalicioni “Paqja është kombi ynë”, “E bardha në të zezë”, Socialdemokratët , Partia e Boshnjakëve ,  Partia Social-Demokrate  si dhe  Lista Shqiptare  dhe koalicioni shqiptar “Bashkë nji za”.

Nisma Qytetare Kroate dhe Partia Kroate e Reformës nuk e kanë kaluar pragun.  Duket se pikërisht partitë shqiptar i gëzohen më së shumti fitores. Ata arritën të sigurojnë dy deputetë.

Shqiptarët duket se kanë edhe çelësin e formimit të Qeverisë së re të Malit të Zi .  Dritan Abazoviqi, kryesoi listën e koalicionit “E zeza mbi të bardhën”, që ka fituar katër mandate.

Por ai  njihet si kundërshtar i qeverisë së Gjukanoviqit, të cilën në vazhdimësi e ka cilësuar si regjim. E pikërisht edhe ekspertët e cilësojnë këtë rënie të besimit ndaj Gjukanoviqit, si pasojë e pakënaqësive ndaj stilit të tij autoritar 30 vjecar.

Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare, në komunën e Tuzit kishte festë. Numri i madh i votave të marra nga Lista Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj kundrejt të tjerave, u përkthye në një tjetër fitore pas triumfit në zgjedhjet lokale.

Bashkimi Evropian nuk e ka komentuar  rezultatin e zgjedhjeve por beson se Mali i Zi do të vazhdojë rrugën drejt integrimit europian. Zëdhënësi i Komisionit Europain për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se BE-ja do të dalë me qëndrim rreth zgjedhjeve , pasi të publikohet raporti i vëzhguesve të ODIHR-it.

GYLTENE SINANI