Botë

Covid-19, 9 viktima dhe 120 raste të reja në Kosovë

31.08.2020 18:47

Në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta shifrat Kovid. 9 viktima u regjistruan në 24 orët e fundit...

Në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta shifrat Kovid. 9 viktima u regjistruan në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 525.

Kosovës të hënën i janë shtuar 120 raste të reja, pas marrjes së 452 mostrave. Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,334.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë,autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,454 të prekur nga Covid-19.