Botë
Covid-19, 4 viktima dhe 133 raste të reja në Shqipëri
31.08.2020 18:26
4 humbje jete 133 raste të reja janë regjistruar edhe në Shqipëri...

4 humbje jete 133 raste të reja janë regjistruar edhe në Shqipëri, të shëruarit në 24 orët e fundit arritën në 75.
“Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 820 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 133 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.75 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5214, që nga fillimi i epidemisë.”,- deklaroi Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik – Shqipëri.
