Maqedonia e gatshme e pret duelin kundër Çekisë
Përfaqësuesja hendbollistike e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme, zhvilloi stërvitjen e vetme në qytetin Zlin, aty ku nesër kundër Çekisë, do të luaj takimin e dytë kualifikues për Evropianin e vitit 2016.........

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Ivica Obrvan, stërvitjen e vetme e patën në orën 13 e 30 minuta, në terminin e ndeshjes së nesërme, e cila do të luhet në palestrën “Euroniks”, që është me kapacitet prej 2.000 ulëse.
Te Maqedonia, për dallim nga ndeshja e parë kualifikuese kundër Zvicrës, në gol kësaj rradhe do të jetë Nikolla Mitreski, në vend të Petar Angellovit, ndërsa në skuadër kthehet edhe hendbollisti me përvojë, Vanço Dimovski.
Sa I përket vendasve, ata në sfidën e nesërme do të luajnë të dobësuar dhe pa disa hendbollist kyq, me ç`rast do të mungoj edhe Filip Jiha, dikur lojtari më I mirë në botë. Duhet cekur se çekët në parket nikoqir, kanë pësuar vetëm një herë në 14 vitet e fundit dhe ky fakt I bën vendasit favorit para takimit të nesërm, që do të luhet me fillim në orën 13 e 30 minuta.
Në grupin e gjashtë kualifikues, po nesër, Zvicra do të pret favoritin e madh Francën. (Mustafa Ademi,TVM2)
