Botë

Ish-presidenti indian Pranab Mukerxhi ndërroi jetë nga Kovid-19

31.08.2020 19:46

Ish presidenti indian Pranab Mukerxhi, 84 vjeç, ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit pasi ishte në spital për disa javë...

Spitali ushtarak në Nju-Delhi komunikoi më parë se Mukerxhi kishte pësuar një shok septik pas infeksionit në mushkëri.

Mediat britanike raportuan se gjendja e tij shëndetësore filloi të përkeqësohej në mënyrë drastike nga dje.

Në administratën e mëparshme, tani e udhëhequr nga opozita Kongresi Partia, Mukerxhi ishte ministër i Punëve të Jashtme dhe i Financave dhe kishte miq në të dy anët e spektrit politik.

Kryeministri Nerendra Modi shkroi në Tuiter se “Mukerxhi ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në rrugën e zhvillimit të vendit”, duke bashkangjitur një foto, në të cilën ai i prek këmbët e ish-presidentit në shenjë respekti.

“Ai ishte një shkencëtar i jashtëzakonshëm, një burrë i lartë shteti dhe ishte i admiruar nga i gjithë spektri politik dhe në të gjitha pjesët e shoqërisë”, shkroi Modi./mia