Botë

OBSH: Në më shumë se 90 për qind të vendeve ka ndërprerje të shërbimeve shëndetësore bazike

31.08.2020 20:07

Në më shumë se 90 për qind të vendeve, shërbimet shëndetësore bazike janë ndërprerë nga pandemia e Kovid-19...

Në më shumë se 90 për qind të vendeve, shërbimet shëndetësore bazike janë ndërprerë nga pandemia e Kovid-19, sipas studimit që sot e publikoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ndikimi i pandemisë së Kovid-19 në shërbimet shëndetësore bazike shkakton shqetësim të madh, sipas studimit të publikuar nga media britanike. Përfitimet e mëdha shëndetësore të arritura në dy dekadat e fundit mund të fshihen për një periudhë të shkurtër kohore, theksohet në studimin.

Studimi përfshin përgjigjet e dhëna nga më shumë se 100 vende nga maji deri në korrik.

Ndër shërbimet më të rrezikuara ishin imunizimet rutinë, me 70 për qind, planifikimi familjar me 68 për qind dhe diagnostikimi dhe trajtimi i kancerit me 55 për qind, ndërsa shërbimet për raste emergjente ishin në rrezik gati në një të katërtën e vendeve.

Rajoni i Mesdheut Lindor është më i godituri, duke përfshirë Afganistanin, Sirinë dhe Jemenin, i ndjekur nga Afrika dhe Azia Juglindore, ndërsa Amerika nuk është pjesë e studimit.

OBSH-ja në studimin e bërë, thekson se, është e arsyeshme të supozohet se edhe ndërprerja mesatare e shërbimeve shëndetësore bazike në afat të shkurtër dhe të mesëm dhe të gjatë mund të çojë në rritje të morbiditetit dhe vdekshmërisë për arsye të tjera, përveç se nga Kovid-19./mia