Maqedoni
Fillimi i vitit shkollor, Qeveria ofron model të kombinuar
01.09.2020 10:54
Qeveria ofron model të kombinuar për fillimin e vitit shkollor...

Gjithkund ku janë përmbushur kushtet nga protokollet të cilat tashmë janë miratuar, mësimi do të duhet të fillojë me prani fizike në shkolla, pavarësisht nga klasa dhe mosha e fëmijëve, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska pas dy takimeve të ndara me përfaqësues të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme të cilët kërkojnë mësim të kombinuar, por edhe për Iniciativën e Prindërve të cilët kërkojnë hapjen e shkollave.
“Për këtë qëllim është formuar Komision nga Qeveria i cili do të vërtetojë se a janë përmbushur kushtet në shkolla”, tha Carovska në takimin e punës.
Megjithatë në objektet të cilat nuk kanë mundësi që t’i përmbushin protokollet, mësimi shkollor do të fillojë online për çka në mënyrë të përshpejtuar punohet në përgatitjen e platformës së vetme kombëtare. Në këto shkolla, mësim me prani fizike do të vizitojnë vetëm fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e tretë, por edhe për ata është dhënë e drejta e zgjedhjes, për çka prindërit do të duhet të deklarohen me deklaratë me shkrim. Carovska tha se me angazhime të përbashkëta është e sigurt se me sukses do ta përfundojmë këtë vit shkollor. Në takim, nxënësit e shkollave të mesme kërkuan që të përfshihen si partner i barabartë në të gjitha politikat të cilat kanë të bëjnë për të rinjtë dhe nxënësit.
