Fitore befasuese e Renovës në derbin e Tetovës
Ekipi I Renovës përgatiti surpriz të madhe në kuadër të xhiros së 14-të në ligën e parë futbollistike, duke triumfuar në derbin e Tetovës, kundër favoritit të madh Shkëndisë, me rezultat minimal prej 1-0........

Goli I vetëm dhe vendimtar për fatin e takimit, u shënua në kohën shtesë, edhe ate nga penalltia, të cilën në gol e shëndrroi Agron Mehmedi, pasi më parë, brenda zonës, me dorë luajti rezervisti i “kuqezinjëve”, Demir Imeri.
Shkëndija, ishte ekipi favorit para fillimit të ndeshjes, por as në derbin e dytë tetovar sivjet, nuk arriti të mposhtë Renovën, pasi në sfidën e parë, rezultati ishte I barabartë 1 me 1.
Skuadra e Ardian Koznikut pati disa raste të mira gjatë ndeshjes, veqanërisht përmes kroatit Bojan Vruçina dhe Ivan Mitrovit, të cilat nuk arriti ti konkretizoj, ndërsa edhe skuadra e Qatip Osmanit kishte mundësi të shkëlqyeshme, përmes Izair Eminit, që për pak nuk arriti të mposht portierin Marko Jovanovski, të cilin në vijën fatale e shpëtoi qendërmbrojtësi Miliev.
Dhe në minutën e 90 të sfidës, pasi Demir Imeri luajti me dorë brenda 16 metërshit, Renova fitoi penallti, të cilën pa probleme e ekzekutoi Agron Memedi, për fitore të madhe të Renovës, fal të cilës, “gjipsarët” tani janë ngjitur në pozitën e katërt të rënditjes, me 19 pikë, pesë më pak se Shkëndija që mbetet në vendin e tretë dhe e cila po i humb gjithnjë e më tepër shpresat për titullin e kampionit.
Në pozitën e dytë, tani më në plus katër pikë ka ikur Rabotniçki, pasi kampioni aktual, në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 14-të, me 1-0, fal golit të Çuma Anenes në minutën e 12-të, mposhti Pelisterin. (Mustafa Ademi, TVM2)
