Botë
Japoni, tajfuni Maysak shkakton dëme të shumta materiale
01.09.2020 12:07
Japonia është goditur nga Tajfuni....

Japonia është goditur nga Tajfuni. Prekja e tij në tokë ishte në prefekturën Naha. 4 persona janë lënduar. Era e fuqishme mori me vete muret dhe çatitë e ndërtesave dhe dëmtoi edhe makinat. Mbi 30,000 familje në Okinaua janë pa energji elektrike që nga mëngjesi i kësaj të marte. Më shumë se 250 fluturime janë anuluar. Shumë shërbime të autobusëve dhe trageteve nuk funksionojnë.
Tajfuni Maysak po largohet nga ishulli kryesor i prefekturës, por zyrtarët u apelojnë njerëzve të mos dalin pa nevojë e të mbrohen nga era e fuqishme dhe valët e larta të shkaktuara nga stuhia. Tajfuni pritet të përforcohet teksa i drejtohet veriut. Ai do të kalojë në perëndim të rajonit Kyushu deri të enjten.
