Maqedoni

Pandemia Covid -9 në Kumanovë, Ambasada gjermane donacion për spitalin e qytetit

01.09.2020 14:27

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holshtajn, Spitalit të Kumanovës...

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holshtajn, Spitalit të Kumanovës i ka dorëzuar një donacion të vlefshëm me aparate të ndryshme mjekësore, të siguruara pas aplikimit të OJQ “Bujrum” në  fondin anti-Kovid të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë. Donacioni përfshin pajisje për Spitalin e Kumanovë, për nevojat e përditshme të pacientëve të sëmurë nga COVID-19.
 
“Ne dëshirojmë të tregojmë se partnerët tanë në luftën kundër pandemisë mund të llogarisin në ndihmën tonë. Gjermania deri më tani rajonin e ka mbështetur me 5 milion euro, ku bën pjesë edhe projekti në fjalë, ndërkaq 10 milion euro plotësuese janë në rrugë e sipër.”,- tha ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holshtajn.
 
“Pajisja do të shpërndahet në më tepër reparte, sepse përpos repartit infektiv, edhe repartet tjera pranojnë pacientë me Covid-19. Në spital kemi raste urgjente, operacione, lindje, raste me sëmundje kardiologjike, të cilët shkojnë në repartin e sëmundjeve interne, kurse më pas rezulton që ata pacientë të jenë pozitiv me Covid-19. Prandaj kjo pajisje na shërben për monitorimin e pacientëve në të gjitha repartet.”,- tha drejtoresha në spitalin e Kumanovës, Snezhana Zaharieva.
 
“Ky donacion do të thotë shumë për ne, për qytetarët tanë, pasi po sigurojmë kushte shumë më të mira për kryerjen e shërbimeve spitalore.”,- u shpreh kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.
 
Për luftën kundër COVID-19, Bashkimi Evropian ndihmon rajonin e Ballkanit me 3.3 miliard euro, 1/3 e kësaj shume sigurohet nga Gjermania.
 
FATLUM AQIFI