Maqedoni
Agjencia e Sigurisë Kombëtare, Dimovski: Kemi aftësi të përballemi me sfidat
01.09.2020 15:28
Trajnimi i punonjësve sipas standardeve të NATO-s, bashkëpunimi me shërbimet e huaja...
Trajnimi i punonjësve sipas standardeve të NATO-s, bashkëpunimi me shërbimet e huaja të sigurisë janë vetëm një pjesë e aktiviteteve që shënuan vitin e parë të ekzistencës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Drejtori i saj, Viktor Dimovski, thotë se ASK ka monitoruar kërcënimet e sigurisë të tilla si terrorizmi, krimi kibernetik dhe migrimi i paligjshëm në 365 ditët e fundit.
“Në periudhën në vazhdim një nga detyrat kryesore mbetet dislokimi i DSK-së, ekipimi kuadrovik dhe trajnimi i duhur për të vepruar në përputhje me standardet e larta të NATO-s.”,- tha drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.
Zaev: Procesi i reformave të sigurisë nuk ka përfunduar
Kryeministri, Zoran Zaev, theksoi se formimi i ASK-së është hapi i fundit në reformimin e shërbimeve të sigurisë.
“Tani kemi Agjenci për Siguri Kombëtare që punon në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, por procesi i reformave në sistemin e sigurisë nuk ka përfunduar, ai kërkon përmirësim të vazhdueshëm. Rezultatet e arritura japin besimin se ASK do të vazhdojë të punojë me sukses në të ardhmen, për të cilën do të ketë mbështetjen e nevojshme nga Qeveria.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Nga ASK theksuan përcaktimin dhe vendosmërinë për të ndërtuar një Agjenci moderne të Sigurisë Kombëtare, e aftë të merret me të gjitha sfidat.
SANIJE DURAKU
