VMRO-DPMNE: Prokurorisë Publike të ngrejë padi penale ndaj Angellovskës

01.09.2020 15:57

VMRO-DPMNE edhe sot i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të dalë mbi interesat partiakë...

VMRO-DPMNE edhe sot i bëri  thirrje Prokurorisë Publike që të dalë mbi interesat partiakë e të veprojë ndaj kryeministri Zaev që i lejoi dhe ish ministres së financave, Nina Angellovka të ndajë 800 mijë denarë ndihmë shtetërore për Kompaninë familjare “Elenica”, në kuadër të ndihmës për kompanitë që pësuan nga kriza Covid. Përkujton prokurorinë se veprimet e tilla dënohen me ligj.

“Kemi dyshim të bazuar se në këtë rast është kryer vepër penale – keqpërdorim i detyrës zyrtare nga Neni 352 nga Ligji penal, me çka janë dëmtuar mjetet e buxhetit të Republikës së Maqedonisë, e cila dënohet me dënim me burg me më së paku 4 vjet. I bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që  të hetojë rastin dhe në afat sa më të shpejtë kohor të kryejë veprime në drejtim të kthimit të parave tek qytetarët. Është e palejueshme të përzihet interesi publik me atë privat, i bëjmë  thirrje Zaevit dhe Angellovskës që të mos presin procesin gjyqësor, por t’i kthejnë paratë të cilat duhej t’u shpërndahen qytetarëve.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski. (Ersan Pajaziti, TVM2)