Botë
Covid-19, 8 të vdekur e 147 raste të reja në Kosovë
01.09.2020 18:15
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan tetë raste të vdekjeve me COVID-19...

Janë testuar edhe 534 mostra, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276, njofton ISHPK.
Kosova bëhet gati për vitin e ri shkollor që është shtyrë aktualisht për më 14 shtator.
