Covid-19 në Botë, shkollat hapën dyert, mësim në kushte pandemie
12.4 milionë të mitur në Francë iu rikthyen mësimit pas pushimeve të gjata verore. ..

Në Belgjikë, 1.2 milionë fëmijë iu kthyen mësimit mes rregullave që diktojnë ajrosjen e rregullt të ambienteve dhe maskat të detyrueshme për nxënës e mësues.
Në Rusi, 1 shtatori shënon tradicionalisht fillimin e shkollës dhe dita e sotme nuk përbën ndonjë ndryshim. Megjithatë, nuk u mbajtën kremtimet e përhershme tradicionale.
Në Itali, do të ketë një metër distancë mes nxënësve në klasa, ose mbulim të fytyrës aty ku largësia nuk është e mundur. Fëmijëve në Poloni u është vënë si detyrim larja e duarve.
Edhe në Britaninë e Madhe ka nisur rikthimi i nxënësve nëpër klasa, megjithëse 17% e prindërve thonë se nuk do t`i çojnë fëmijët e tyre në shkollë. Edhe pse frika e korona virusit është fashitur në qytetin ku nisi gjithçka, në Vuhan të Kinës, 1.4 milionë nxënës atje ulen në bankat e shkollës mes një serie masash parandaluese, që përfshijnë kontrollin e temperaturës në hyrje.
ADNAN HAJDARI
