Botë

Covid-19, rritje e rasteve të reja në mbarë botën

01.09.2020 19:05

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën që prej nisjes së pandemisë ka arritur shifrën 25.669.551...

Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën që prej nisjes së pandemisë ka arritur shifrën 25.669.551 dhe infektimet e reja po rriten me ritme të shpejta.
 
Listës globale vazhdon t’i prijë SHBA me 6,212,231 raste në total. Brazili , që është shndërruar në një pikë e nxehtë muajt e fundit , ka arritur shifrën 3,910,901 raste në total dhe 121,515 vdekje të regjistruara. 
 
Situata vijon të jetë e rënduar edhe në Rusi.  Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ky shtet ka regjistruar 4,729 raste të reja. 
 
Në Europë, Suedia, e cila sfidoi metodologjinë e mbylljes, ka arritur shifrën prej 84,521 infektimeve dhe numri i vdekjeve ka arritur në 5,813. Italia një nga pikat e hershme të nxehta të virusit korona, ka një rritje të numrit në javët e fundit, dhe  në 24 orët e fundit regjistroi 996 raste të reja. 
 
Edhe Franca përballet me rritje të numrit të infektimeve. 3.082 raste të reja u regjistruan vetëm në 24 orët e fundit. Qeveria nisi nga dita e hënë aplikimin e testeve të tamponëve falas në rrugët kryesore të kryeqytetit për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
 
Zvicra ka njoftuar 216 raste të reja dhe 4 vdekje në 24 orë. Rumania regjistroi  1.053 raste të reja. Vjeshta po afron  dhe mjekët po shohin shenja të një vale të dytë të infektimeve në mbarë globin.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë u bëri thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavirusit.
 
Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ritheksoi se heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”.
 
ZEKIRIJA MEXHITI