Botë

Sulm kibernetik ndaj parlamentit norvegjez

01.09.2020 20:16

Llogaritë e postës eletronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të Parlamentit të Norvegjisë janë hakuar...

Llogaritë e postës eletronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të Parlamentit të Norvegjisë janë hakuar, si pjesë e një sulmi kibernetik që ka ndodhur në ditët e fundit, raporton Reuters.
 
"Në bazë të analizës sonë, sasi të ndryshme të të dhënave janë shkarkuan", tha parlamenti në një deklaratë, pa identifikuar deputetët apo stafin e prekur nga sulmi kibernetik.
 
Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Kombëtare (NSA) ka ndihmuar për të ndalur sulmin.
 
"Ne kemi qenë të përfshirë për disa ditë, po e ndihmojmë parlamentin me analiza dhe asistencë teknike", tha zëdhënësi i NSA-së, Trond Oevstedal.
 
Ende nuk janë dhënë informacione se kush qëndronte pas sulmit kibernetik.
 
Përpjekjet për të ndaluar sulmin patën "një efekt të menjëhershëm", tha Marianne Andreassen, një zyrtare e lartë e parlamentit norvegjez./evropaelire