Botë

KB: Në Bjellorusi ka 450 raste të torturës, gjashtë persona janë zhdukur

01.09.2020 21:11

Ekspertët e KB-së për të drejtat e njeriut kumtuan për 450 raste të torturës dhe keqtrajtimesh në Bjellorusi...

Ekspertët e KB-së për të drejtat e njeriut kumtuan për 450 raste të torturës dhe keqtrajtimesh në Bjellorusi nga ana e forcave të sigurisë në protestat ndaj rezultateve zgjedhore.

Pjesa më e madhe e atyre personave, vendndodhja e të cilëve nuk dihej, janë gjetur, por vendndodhja dhe gjendja shëndetësore e të paktën gjashtë personave të tjerë është ende e panjohur për të afërmit e tyre, kumtuan nga Zyra e komisionarit suprem të KB-së për të drejtat e njeriut. “Ne jemi shumë të shqetësuar nga qindra akuza për tortura dhe veprime tjera mizore nga policia”, theksuan nga KB-ja.

Kombet e Bashkuara njoftojnë se posedojnë të dhëna mbi “dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, përfshirë edhe dhunë seksuale”.

Vazhdojnë protestat kundër rezultatet e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi. Në Minsk, sot marshuan 1.500 studentë. Policia i arreston pjesëmarrësit, numri i saktë i të arrestuarve nuk dihet./mia