Luftëtarët kurd futen më në fund në Kobanë
Një autokolonë me forca kurde nga Iraku kaloi gjatë orëve të vona të së premtes kufirin nga Turqia drejt Sirisë, për të ndihmuar kurdët sirianë të mbrojnë qytetin e rrethuar të Kobanës, që ka qenë në fokusin kryesor të luftës së mbështetur nga Perëndimi kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.........

Sulmet ajrore të udhëhequra prej SHBA-ve kanë goditur pozicionet e Shtetit Islamik përreth Kobanës më herët gjatë ditës, në atë që shihet si përpjekje për t’i hapur rrugë kontigjentët kurd të armatosur rëndë për të hyrë në qytet.
Luftëtarët kurdë irakianë, kanë dalë menjëherë nëpër rrugët e qytetit duke brohoritur e duke bërë shenja fitoreje me më shumë se disa dhjetra kamionë, të shoqëruara nga mjete të blinduara dhe me artileri të rëndë.
Me futjen e luftëtarëve kurd irakianë në kufi, një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonën e Kobanës, në atë që rezulton i fundit i një serie shpërthimesh, të cilat simbolizojnë intensifikimin e luftimeve.Pavarësisht se nuk ka ndonjë domethënie të rëndësishme strategjike, Kobana është bërë një simbol i fuqishëm ndërkombëtar në betejën kundër xhihadistëve të linjës së ashpër të muslimanëve sunitë, ISIS, të cilët kanë pushtuar rajone të tëra në Irak e Siri, duke deklaruar edhe krijimin e një “kalifati” islamik.
