Ndërtimi te “Mavrovasja”, me prani policore nis rrënimi i objektit ilegal
Ka nisur mëngjesin e sotëm me prani të shtuar policore...

Ka nisur mëngjesin e sotëm me prani të shtuar policore, rrënimi i objektit ilegal në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup. Rrënimi ishte edhe vendimi i parë i ekzekutivit të ri, i cili angazhoi ndërmarrjen “ Rrugët e Maqedonisë”, pasi paraprakisht dështuan 3 tenderët e komunës së Çairit për të zgjedhur firmën që do të merrte përsipër shkatërrimin e objektit ilegal. Makineritë e ndërmarrjes ishin vendosur atje që në orën 10 të mëngjesit. Komuna dështoi edhe në gjetjen e personit që po e ndërtonte atë, por më në fund edhe ai u gjet dhe Njësia për krim kompjuterik dhe ekonomik e SPB - Shkup, deri në zyrën e Prokurorit Publik ka dorëzuar padi penale kundër 32-vjeçarit M. A. për shkak të dyshimit se personi i denoncuar, është kryerësi i veprës penale “ndërtim pa leje”.
