Maqedoni

Qeveria vendosi, çerdhet hapen më 9 shtator

02.09.2020 11:20

Në seancën e parë të saj qeveria vendosi edhe që më 9 shtator të hapen çerdhet për fëmijë...

Në seancën e parë të saj qeveria vendosi edhe që më 9 shtator të hapen çerdhet për fëmijë. Deri atëherë, çerdhet do të duhet të fillojnë të përgatiten dhe të krijojnë kushtet për fillimin e punës së tyre.
 
Në përputhje me konkluzionet mbi këtë çështje, Qeveria u rekomandon të gjitha njësive të vetëqeverisjes lokale që janë themeluesit e institucioneve publike për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, të sigurojnë hapësirë shtesë ose të përshtasin hapësirat e kopshtit në përputhje me Protokollet e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve si dhe të sigurojë personelin e duhur për të gjithë  kohëzgjatjen e pandemisë Covid-19. Hapja e çerdheve vjen pas gjashtë muajve pushim për shkak të krizëz me virusin korona