Maqedoni

Përgjuan mbi 4 mijë numra, dëgjohen dëshmitarët në rastin “Target-Fortesa”

02.09.2020 11:48

Në Gjykatën penale Shkup, vazhdon gjykimi kryesor gjyqësor për aferën e përgjimeve masive...

Në Gjykatën penale Shkup, vazhdon gjykimi kryesor gjyqësor për aferën e përgjimeve masive, i njohur në opinion si “Fortesa – Target”. 

Gjykimi vazhdon me dëshmitarë të cilët nuk ishin të pranishëm në seancat e kaluara, në të cilat  dëshmuan të punësuar në kompaninë Erikson. Ata  në dëshmitë e tyre cekën se për mirëmbajtje të sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, punonin me kujdestari dhe se  gjatë intervenimit të tyre në sistem, çdoherë ka pasur përfaqësues të DSK-së. Pas dëshmive të këtij grupi dëshmitarësh, do të dëshmojnë edhe gazetarë dhe biznesmenë.
 
Të akuzuar kryesorë në këtë lëndë janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të brendshme, Gordana jankullovska, si dhe disa të punësuar në ish-DSK-në. Sipas aktakuzës, ata ngarkohen se në periudhën 2008-2015 në mënyrë ilegale kanë përgjuar mbi katër mijë numra telefonikë. Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq dhe Vlladimir Tufegxhiq, aktakuza është e përfaqësuar nga prokurorët Trajçe Pelivanov, Lençe Ristovska dhe Artan Ajro.Gjykimi për lëndën “Target – Fortesa” ka filluar në fund të dhjetorit të vitit  2017 por ende është në fazën e procedurës dëshmuese.