Maqedoni

Qeveria konfirmon zëvendëskryeministrat, zgjidhen kryesuesit e komisioneve themelore

02.09.2020 12:02

Qeveria mbajti dje mbledhjen konstituive....

Qeveria mbajti dje mbledhjen konstituive. Në të u konfirmuan emrat e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit, që njëkohësisht është edhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Lupço Nikollovskit – zëvendëskryeministër për Luftë Kundër Korrupsionit, për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Fatmir Bytyqi – zv/kryeministër për Çështje Ekonomike dhe për Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështjet Europiane.
 
Janë emëruar edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve themelore të Qeverisë. Kryetar i Komisionit për Sistem Ekonomik dhe Politikë Rrjedhëse Ekonomike, është emëruar Fatmir Bytyqi, me komisionin do të bashkë-udhëheqë edhe ministri i Financave, Fatmir Besimi. Kryetar i Komisionit për Sistem Politik është emëruar Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Resurse Njerëzore është emëruar Lupço Nikollovski. Për kompetencat e zv/kryeministrit të parë qeveria ndryshon Rregulloren e Punës, e cila do të duhet të marrë më pas bekimin nga Kuvendi.