Maqedoni
Lidhja e Odave Ekonomike, takim me kryeministrin dhe ekipin ekonomik
02.09.2020 12:25
Lidhja e Odave ekonomike organizoi sot takim zyrtar me kryeministrin....
Lidhja e Odave ekonomike organizoi sot takim zyrtar me kryeministrin dhe ekipin ekonomik pas formimit të Qeverisë së re.
Në fokus të takimit janë prioritetet më të rëndësishme ekonomike për nevojat e ekonomisë reale të cilat duhet të ndërmerren urgjentisht.
Nga LOE porosisin se prioritetet ekonomike të Qeverisë së re duhet të jenë në pajtim me nevojat e ndërmarrjeve, të cilat luftojnë për ta mbajtur likuiditetin e tyre. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Maqedonisë të cilat paraqesin më shumë se 99 për qind të ndërmarrjeve aktive të regjistruara, kanë rol të rëndësishëm në funksionimin e ekonomisë kombëtare. Ata me 65 për qind pjesëmarrje në bruto prodhimin vendor dominojnë para subjekteve tjera, sigurojnë më shumë se 80 për qind të vendeve të punës në sektorin privat dhe janë shtyllë e ekonomisë së Maqedonisë”, thonë nga LOE e cila përfaqëson mbi 35 oda dhe organizata ekonomike.
