MPB gjoba të mëdha për shkelësit e rregullave në trafik

01.11.2014 16:35

Ministria e Punëve të Brendshme nuk do tu falë aspak gabimet e shekelesëve të rregullave në komunikacion.......

6 mijë denarë nëse  nuk e veni  rripin e sigurimit, nëse nuk i ndezni dritat e makinës dhe nëse bisedoni  në telefon teksa  ngisni makinën në komunikacion, këto janë disa nga   gjobat, të cilët parashihen në  ligjin e ri për siguri në komunikacion. Aksidentet e shpeshta  në vend, detyruan MPB-n të mendojë në drejtim të zvoglimit të aksidenteve  të cilat shpesh  përfundojnë me vdekje.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk do tu falë aspak  gabimet  e shekelesëve  të rregullave në komunikacion. Ata planifikojnë gjoba të mëdha për të gjithë ata  që nuk do ti përmbahen rregullave . nëse parkoni gabimisht, do të merrni gjobë prej    45 euro, në rast se  parkoni pranë vijave të bardha për kalimin e këmbësorëve, gjoba do tju shtohet në 250 euro.

Megjithëse këto gjoba ende nuk kanë hyrë në fuqi, por janë vetëm propozim, qytetarët i ka kapur frika. Ata nuk do të jenë në gjendje të paguajnë gjobat stratosferike.

TVM -2 doli në rrugë për të parë se sa respektohen rregullat në komunikacion. Edhe pse e dinë se mund të dënohen, shoferët vazhdojnë të shkelin rregullat . Pothuajse, askush nuk vendos rripin nëpër qytet dhe shumë shoferë vazhdojnë të flasin në telefon edhe pse e dinë se mund të dënohen. Sa për shpejtësinë të mos flasim, të gjithë e shkelin gazin më shumë ndonjëherë.

“Momentalisht nuk e keni vënë rripin e sigurimit përse?-Askush nuk e respekton ligjin  ashtu janë të gjith, piksë pari nuk e respektojnë ligji polici   e jo tjerët.. Kur e veni rripin e sigurimit-Vetëm kur jamë në rrugë të largët.

“Ky nuk është ligj,  dhe kjo nuk është në rregull sepse standardi është shumë i dobët për këto dënime ,  njerëzit nuk kanë  bukë të hanë..”

“Unë kam dënim prej 50 erove  për tejkalimin e shpejtësisë, shpejtësia e lejuar ishte  60, ndërsa unë ngisnja makinën me 67 kilometra në orë, mendoj se nuk është aspak në rregull. Gjobat e parashikuara janë  tejet të larta për standardin tonë dhe thjesht nuk mund ti përballojmë..”

Propozim ligji është akoma në fazën e debatit publike, dhe pritet të miratohet bredna katër muajve pasi të kalojë të gjitha fazat edhe në qeveri dhe në kuvend.

“Ligji  i propozuar është shpallur publikisht dhe për momentin  është në fazë  debati  nga të gjitha palët e interesuara. Pritejet tona  janë që nga  masat të rrepta që do ti parashihen në këtë ligj të siguruojmë siguri më të madhë në komunikacion dhe të ulim  numrin e viktimave në trafik në  zero...” – tha Ministrja e Punëve të Brendshme,   Gordana Jankullovska.

Por MPB parashikon edhe  dënime të tjera të  mëdha, 250 euro nëse shoferi nuk i jep përparësi kalimtarit në vijat e bardha, 20 eruo nëse tejkalohet shpejtësia në vendet e  banuara ,  tejkalimi i shpejtësisië në autostradë do të gjobitet me   500 euro ose ndalesë për drejtim e makinës. Prania e fëmijëve në karriken e  përparme të makinës nën moshës 12 vjet, prindërve do tju kushtojë gjobë prej 45 eurosh.

Për tu realizuar me sukses të gjitha gjobat e shqiptuara, Drejtoria e Hyrave  Publike do të aplikoj sistem të   precizuar  për tërheqjen e parave drejtpërdrejt nga llogaritë bankare të qytearëve. (Rexhep QAMILI, TVM2)