Botë

Takimi Kosovë – Serbi, Grenell: S’ka plan sekret për marrëveshje finale

02.09.2020 12:47

Ende nuk është vendosur nëse presidenti amerikan, Donald Trump..

Ende nuk është vendosur nëse presidenti amerikan, Donald Trump, do të marrë pjesë në takimin e 4 shtatorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të zhvillohet në Uashington.
 
I dërguari special Richard Grenell, ka thënë gjithsesi se presidenti amerikan vazhdimisht ka qenë i implikuar në diskutimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe si rezultat i kësaj janë arritur tri marrëveshje të rëndësishme në mes dy vendeve. Emisari i Trump-it, ripërsëriti edhe njëherë atë që e kishte thënë muaj më parë se, “nuk ka plan sekret për marrëveshje finale”.
 
Delegacioni i Kosovës ka arritur në Uashington dhe në krye të tij është kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Edhe Serbia ka caktuar pjesmarrësit e saj. Delegacioni serb udhëhiqet nga presidenti Aleksandar Vuçiq.