Botë
Bërnabiq: Nuk ndërhyjmë në punët e brendshme të Malit të Zi
02.09.2020 13:16
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se Serbia në asnjë mënyrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të Malit të Zi, siç pretendon presidenti malazez, Millo Gjukanoviq. Bërnabiq vlerësoi se deklaratat e tilla janë përpjekje e mashtrimit politik që Gjukanoviq po e përdor për të arsyetuar rezultatin në zgjedhje. Ajo deklaroi se Serbia dëshiron marrëdhënie sa më të mira me Malin e Zi dhe të gjitha vendet në rajon dhe se është e përkushtuar për ndërtimin e një Ballkani të qëndrueshëm dhe të sigurt.
Në zgjedhjet e së dielës, tre koalicionet e opozitës fituan 41 vende në parlament. Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 40 vende.
