Botë

Covid-19, rekord rastesh në Brazil, rritje edhe në Afrikë

02.09.2020 14:08

Brazil njoftoi për një rekord prej 42.659 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit...

Brazil njoftoi për një rekord prej 42.659 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit, që e rrisin në 3.950.931 numrin e  përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa 1.215 vdekje të reja rritën në  122.596 bilancin e  viktimave. 
 
Në Indi në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 78.357 raste të reja, duke e rritur në 3.769.523 numrin e të infektuarve, ndërsa me 1.045 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 66.333.
 
Meksika njoftoi për  827 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, kështu  numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 65.241. Me 6.476 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 606.036.
 
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.264.417 numri i rasteve me koronavirus.
 
Në 24 orët e fundit janë shënuar 7.101 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.264.417 numrin e rasteve ndërsa me 242 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 30.104.
 
Numri më i lartë i viktimave  në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 14.263 në Egjipt janë regjistruar 5.421 dhe në Algjeri 1.518 vdekje.
 
Shtetet e Bashkuara, kryesojnë  botën me më shumë se 6 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 183 mijë vdekje.
 
Organizata Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se “asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund”. OBSH  bëri thirrje për kujdes edhe në garën për të prodhuar një vaksinë të padëmshme dhe efektive kundër COVID-19 .  
 
Që nga fillimi i pandemisë numri i infeksioneve në të gjithë botën ka arritur në mbi 25.5 milionë ndërsa ai i vdekjeve në mbi 851 mijë. 
 
SEDAT SELIMI