Maqedoni
"Leonardo", Stoilkovski: 7 mln euro aferë, nuk ka asnjë epilog
02.09.2020 15:43
VMRO-DPMNE jo vetëm që nuk pret luftë kundër korrupsionit, por akuzon se angazhimi për këtë luftë...

VMRO-DPMNE jo vetëm që nuk pret luftë kundër korrupsionit, por akuzon se angazhimi për këtë luftë është thjesht farsë, e për këtë dëshmi janë aferat e shumta të qeveritarëve pa asnjë epilog. Afera “Leonardo” u mbulua. Ende nuk ka proces për Dragi Rashkovskin, ai nuk u akuzua e as nuk u arrestua, por mbeti sekretar i përgjithshëm i Qeverisë deri në fund. Rashkovskit iu dha hapësirë jo vetëm për të ndikuar te dëshmitarët e për të kërcënuar mediat dhe opozitën, por edhe për ta përsëritur krimin, akuzon opozita.
“Prokuroria Publike është frenuesi kryesor i drejtësisë në rastin “Leonadro”. Sipas informacioneve, Rashkovski ia ndau tenderin për prokurimin e sistemit të menaxhimit të hapësirës ajrore me vlerë prej 7 milion euro kompanisë italiane “Leonardo”, edhe pse vlefshmëria e dokumentacionit të tenderit kishte skaduar. Ekzistojnë indikacione serioze që Rashkovski kreu krimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit, sipas nenit 353, paragrafi 5, i cili parashikon burgim për të paktën 5 vjet. Dhe kjo çështje është akoma në vendnumëro. Është e kotë të parashikohet se kur do nisë procesi, kur askush nuk lejohet të zbatojë ligjin nëse bëhet fjalë për njerëz të afërt me Zoran Zaevin.”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski.
