Interneti nuk mund ta zëvenëdësoj librin por e ndihmon
Tendenca e botës bashkëkohore është që libri elektronik të zëvendësoj librin klasik , por kjo do të ndikoj në humbjen e traditës së leximit.............

Teknologjia po e zbeh librin ne aspektin objektiv te fjales në rolin që ka pasur dikur në jetën e lexuesve. Përmes një ‘ajpad’-i ose lexuesi tjeter elektronik, e kemi mundësinë qe qindra e mijëra libra t’i kemi me një vegël aq të rëndësishme teknologjike, ndërsa aspekti objektiv I te pasurit liber, është i paimagjinueshem. Profesorët thonë se teknologjia vetëm se e ka ndihmuar librin, por asnjëherë nuk do të mund të zëvendësoj atë plotësisht.
Tendenca e botës bashkëkohore është që libri elektronik të zëvendësoj librin klasik , por kjo do të ndikoj në humbjen e traditës së leximit.
“Për momentin teknologjia dhe vetë dizajni I teknologjis është që të jetë vetë ndihmës jo dicka që do të zëvendëson. Në kohën e fundit shumica e këtyre që vetë mirren me teknologji thonë se kompjuteri dhe mjetet e ndryshme të leximit në të ardhmen do ta zavendësojn tërësisht librin. Por, në një debat tjetër dëgjohen zëra nga profesor më të vjetër se pikërisht kjo do ti ja humb knaqsin e leximit të librit, se gjeneratat e ardhëshme nëse nuk e kanë parafytirimin e librit si libër duke shfletuar faqet e tij dhe duke u kujdesur për këtë do të humbin traditën e të lexuarit” – tha Profesor, Lulzim Ademi.
Ka edhe student që shprehin shqetësimin dhe ankthin e tyre për leximin klasik. Sipas tyre, shkarkimi I librave nga interneti është më ekonomik dhe me shpenzime më të ulta, mrëpo kjo asnjëherë nuk mund të zëvendësoj rolin qw ka leximi I librit klasik.
“Nëse e marrim parasysh degën ekonomike, nëse I marrim parasysh këto gjëra atëher shumë ma mirë do ishte ti zbresim nga interneti, nuk do kishim harxhime. Por, me qenë se shumë më praktike është ta kesh librin me vete ku do që të jeshë, sepse për shembull nuk mund ta marrësh llap topin me vete, të ecësh dhe të lexosh. Ndërsa librin e fusësh në çantë dhe e lexon ku do që të jesh” – deklaroi Bekim Elezi, student.
“Librat e internetit janë të njejt plotësisht, mirëpo të lodhin më tepër psiqikisht dhe gjithash edhe nga ana medicinale libri elekrtronik nuk është I preferuara për syt, prandaj mendoj që libri fizik është më praktik” – u shpreh Suat Bajrami, student.
Në këtë moment mund të konstatojm se libri klasik dhe libri elektronik janë shokë të ngushtë, gjersa një ditë evoluimi teknologjik dhe njerëzor t’i ndajë ata. (Sanije Kasami, TVM2)
