“Park festival”, muzikë e zbavitje në Gostivar për tre net radhazi
Gjithçka është gati për edicionin e dytë të “Park festivalit”....

Gjithçka është gati për edicionin e dytë të “Park festivalit” i cili do të mbahet prej së enjtes e për tre net radhazi, përveç tjerash, do të ketë edhe program artistik për fëmijët.
Një ditë para nisjes së "Park festivalit", parku dhe keji i lumit Vardarit janë kthyer në një lokacion atraktiv. Në pjesën përballë gjimnazit të Gostivarit tanimë është vendosur edhe skena gjigante në të cilën do të ngjiten emra të mirënjohur të muzikës.
Sivjet festivali pësoi ndryshime të vogla për arsye të pandemisë nga Covid-19. Vlora Demiri nga “The park Festival”, bën të ditur se do të respektohet të gjitha protokollet mbrojtëse nga përhapja e pandemisë dhe çdo pjesëmarrës tha ajo, detyrimisht do të mbajë maskë mbrojtëse.
Demiri sqaroi se para koncerteve, tre net radhazi, do të ketë edhe program për fëmijë, i cili do të zgjasë nga dy orë aq sa edhe koncertet. Festivali sivjet do të hapet me artistëve shqiptarë Tuna dhe Shpat Deda.
Sivjet organizatori “Inboks Entertainment” publikut do ti ofroj edhe muzikë nga filmat vizatimor, koncerte dhe muzikë elektronike.
Të premten më 4 shtator do të performojnë anëtarët e Filharmonisë së Maqedonisë dhe xhez artistët nga Maxhikal Orkestra. Ata nën dirigjimin e Xhihan Emin do të luajnë tema nga filma të njohur vizatimor.
Në ditën e tretë, respektivisht më 5 shtator, koncert do të mbaj grupi Nokaut me të ftuar special artistin Igor Xhambazov. Për adhuruesit e muzikës elektronike të dielën më 6 shtator do të organizohet një mbrëmje e veçantë në të cilën do të marrin pjesë Janski, Redon Robi, Fiks dhe Flauder.
Vitin e kaluar përveç përshtypjeve pozitive për organizimin e festivalit si dhuratë për qytetin mbeti skulptura "Tupanisti" e artistit Arlind Bajrami, ndërsa sivjet qytetit do ti mbetet si dhuratë një mural i vizatuar nga artisti Naim Idrizi nga Kumanova. (Lulzim Haziri, TVM2)
