Jugohromi nuk do të mbyllet, afat të përmbush standardet
Qeveria ka vendosur që fabrika e Jugoghromit në Jegunovcë të mos mbyllet, por të punojë me kapacitet jo të plotë......

Jugohromit në afat per 6 muajve do të punoj me zvoglim të kapacitetit të punës mbi 50%. Qeveria vendosi që ti jep edhe dy vjet kohë Jugophromit, për të përmbushur plotësisht standardet ekologjike.
Ministri I ekologjis, Nurhani Izairi njoftoi , se pasi me kujdes u analizua procesi i prodhimit të kompanisë, në pjesën e lëshimit të pluhurit, pritet që reth 70% të zvogëlohen emetimet në ajër.
“Jugohromit I është ndërprer procesi teknologjik mbi 50% dhe kapaciteti I tij do të jetë më pak se 50% kapacitet pune dhe njëkohësishtë këtu janë marrë parasysh edhe si factor tjerë ndikues edhe aspekti socio-ekonomik. Operatori pavarësisht që I është ndërprer 50% kapaciteti I punës do të duhet numrin e punëtorëve ta mban ashtu siç e ka, do të duhet me një përqindje shumë të vogël të harmonizohet” – tha Ministri I Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Nurhan Izairi.
Në pajtueshmëri me vendimin e Qeveris, nga gjithsej 1250 të punësuar, vetëm 150 do të kenë të drejtë të sistemojn drejtuesit e Fabrikës Jugohrom, por edhe këto pas 6 muajve do të duhet të kthehen në punë.
“Ka liri, por ka edhe mundësi që nëse vlerson punëdhënësi, tu jep puntorëve pushim të përkohshëm ose ndërprerje të përkohshme të mardhënies së punës por vetëm në periudhë prej 6 muajve, por pastaj ka për obligim që ti kthej në punë” – tha zv.kryeministri për çështje ekonomike, Vlladimiri Peshevski.
Ndërkohë në fabrikën Makstil është mbyllur reparti i përpunimit të çelikut, gjegjësisht reparti i cili ishte konstatuar se ndotë më së shumti, por, do të vazhdojë me punë vetëm reparti për të cilin është konstatuar se nuk shkakton ndotjen e ajrit. (Sanije Kasami, TVM2)