Takimi në Uashington, Hoti: Kaloi koha e kompromiseve, shkojmë për njohjen
Pas takimit në Uashington, më 7 shtator në Bruksel, do të mbahet përballja e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit...

Pas takimit në Uashington, më 7 shtator në Bruksel, do të mbahet përballja e radhës mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Edhe pse më herët është theksuar se çështjet politike do të fliten në Bruksel, para nisjes drejt SHBA-ve, kryeministri Hoti tha se takimi i në Uashington, nuk do jetë dhe aq “ekonomik”, siç është parathënë por hedh poshtë lajmet se mund të diskutohet për ndryshim kufijsh.
Sipas tij, në takim, do vendoset për një fat historik e se koha e kompromiseve ka kaluar. Edhe Vuçiç ka paralajmëruar se takimi i Uashingtonit do jetë i vështirë për palën serbe.
