Botë

Covid-19, 6 të vdekur e 112 raste të reja në Kosovë

02.09.2020 19:48

Për këtë të mërkurë, Kosova raportoi edhe për gjashtë viktima nga Covid-19...

 Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë testuar 488 persona dhe janë konfirmuar 112 raste të reja.

Gjithashtu, sipas të dhënave, janë shëruar 131 persona.

Në total, Kosova numëron 13.713 të infektuar, 539 viktima dhe 3.251 të shëruar që nga fillimi i pandemisë.