Botë

Covid-19, 6 të vdekur e 122 raste të reja në Shqipëri

02.09.2020 20:11

Nga dita në ditë numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri po rritet...

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë dhe 122 të tjerë rezultuan pozitivë. Po rritet edhe numri i të shëruarve. 151 pacientë fituan betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.
 
“Janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2 në 856 testime të kryera, ndërsa 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm gjatë këtyre 24 orëve. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen: një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.”,- deklaroi Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.