Trupërojet do ti nënshtrohen testit elektronik

01.11.2014 16:55

Teste elektronike do të japin edhe kandidatët që do të dëshirojnë të fitojnë licencë për punë në sigurimin privat në shtet.........

Me këtë zvogëlohet mundësia e manipulimit dhe pritet që me këtë të përmirësohet kualiteti i kuadrove të këtij profesioni.

Kështu deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në shënimin e ditës së sigurimit privat. Në pajtim me evidencën nga Regjistri qendror, rreth pesë mijë persona janë punësuar në veprimtarinë e sigurisë private, ndërsa MPB-ja ka lëshuar rreth 190 leje për punë, nga të cilët në pajtim me evidencën e Odës, punojnë 59 Agjenci për punësim.