Botë

Politika e azilit në BE, Kurz refuzon shpërndarjen e refugjatëve

03.09.2020 12:31

Reforma e azilit në BE duhet të përqendrohet kryesisht në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bllokut...

Reforma e azilit në BE duhet të përqendrohet kryesisht në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bllokut, në luftën kundër trafikantëve të njerëzve dhe në ndihmën lokale për të parandaluar flukset e migrimit në Europë, u shpreh kancelari austriak, Sebastian Kurz.
 
“Unë nuk mendoj se kjo është reale. Unë mendoj se shpërndarja në të gjithë Europën nuk funksionon, sepse shumica e vendeve janë skeptikë ose kundër saj”, tha ai duke kundërshtuar konceptet e shpërndarjes që do të detyronin vendet të pranonin refugjatë.
 
Gjermania, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës së BE-së, po bën presion për një politikë të re të azilit në BE. Idetë e Berlinit përfshijnë qendra përgjatë kufijve të jashtëm të Bllokut, ku mbërritjet do të kontrollohen dhe lejohen të udhëtojnë vetëm nëse kërkesat e tyre të azilit kanë merita.