Botë

Ohër, edhe 30 ditë paraburgim për vëllezërit Huseini

03.09.2020 12:01

Vëllezërve Useini nga Ohri, gjykata ua zgjati paraburgimin edhe për 30 ditë....

Gjykata e Ohrit pranoi kështu  kërkesën e Prokurorisë, me të cilën ata ndiqen për sulmin e bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Masa është vazhduar përshkak dyshimeve se ata mund të arratisen dhe të mos jenë të kapshëm për organet e rendit.
 
Paraprakisht ata ofruan garanci prej 30 mijë euro por kjo kërkuesë u refuzua nga Gjykata e Apelit në Manastir. Fillimsht atyre iu caktua 8 ditë paraburgim, afati i të cilit vlente deri sot. Pas ditës së incidentit, të dy vëllezërit u zhdukën për gjashtë ditë, e më pas u vetëdorëzuan në burgun e Ohrit.