Maqedoni

Prishtinë, Ahmeti sërish dëshmon para Prokurorisë Speciale

03.09.2020 10:21

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, edhe sot dëshmon para prokurorëve ndërkombëtar të Gjykatës Speciale në Prishtinë...

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, edhe sot dëshmon para prokurorëve ndërkombëtar të Gjykatës Speciale në Prishtinë, në cilësinë e dëshmitarit. Intervistimi i kryetarit të BDI-së nga ana e Prokurorisë Speciale për krime të luftës në Kosovë, filloi dje paradite në hapësirat e misionit juridik ndërkombëtar të Bashkimit Evropian, EULEKS.
 
Intervistimi i Ahmetit dje zgjati 8 orë të plota. Deri më tani nuk ka kurrfarë informata lidhur me intervistën, as nga Ahmeti, as nga organet ndërkombëtare të hetuesisë para të cilave ai dha deklaratë.