Maqedoni
Rasti “Monstra”, gjykimi vazhdon me dëshminë e nëpunësit policor
03.09.2020 11:34
Me dëshminë e një nëpunësi policor që ka marrë pjesë në procedurën...

Me dëshminë e një nëpunësi policor që ka marrë pjesë në procedurën hetimore kundër të akuzuarve, vazhdon sot procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovës. Në seancat paraprake, dëshmuan nëpunës të mëparshëm dhe aktual policor lidhur me ekspertizën në vendin Vrazhivir, ku më 13 prill 2012 u gjet automjeti “Opel Omega”, i cili sipas aktakuzës është përdorur nga ana e kryesve të vrasjes afër Liqenit të Smillkovës, një ditë më herët.
Për vrasjen e Kire Triçkovskit, Filip Sllavkovskit, Cvetanço Ackovskit, Aleksandar Naqevskit dhe peshkatarit Borçe Stefanovski, të akuzuar janë Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq që vazhdojnë të jenë në arrati, si dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta. Gjykatës të rastit janë Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, aktakuzën e përfaqësojnë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.
