Dënime për firmat që nuk kanë vendosur kasa të reja fiskale

01.11.2014 16:58

Firmat që kanë fitim mbi 10 milion denarë në vit, restorantet, kafiterit dhe pompat e benzinës, dje kanë pasur afatin e fundit për të vendosur kasat e reja fiskale me pajisje GPRS, ndërsa për të tjerët afati është deri më 31 janar i vitit 2015..........

Edhe krahas thirrjeve të vazhdueshme nga DAP-i të dërguara përmes mjeteve për informim publik, si dhe njoftimeve të dorëzuara personalisht për obliguesit tatimor për regjistrim me kohë dhe vendosje të aparatit fiskal me pajisje GPRS, rreth 5.000 obligues aspak nuk e kanë filluar këtë procedurë, -theksojnë nga DAP-i.

Ligji parasheh masë të përkohshme të ndalesës për ushtrimin e veprimtarisë dhe gjoba në të holla për person juridik dhe person përgjegjës, nëse nuk kanë vendosur sistem fiskal me GPRS.