Maqedoni
Sulmuan mjekët në Spitalin e Tetovës, policia ndalon dy vëllezër
03.09.2020 14:23
Dy vëllezër janë ndaluar mbrëmë nga policia e Tetovës...

Dy vëllezër janë ndaluar mbrëmë nga policia e Tetovës, për shkak të sjelljes agresive me të punësuarit në Spitalin Klinik, madje kanë shprehur agresivitet edhe ndaj policëve të cilët kishin shkuar për të qetësuar situatën. Vëllezërit kishin ardhur në spital për të ndihmuar vëllain e tyre më të ri në moshë.
“Rreth orës 2.25 të mëngjesit, oficerët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar N.A (47) nga Tetova, i cili u soll në mënyrë agresive dhe u përpoq të sulmonte policët me një send të mprehtë. N.A. u mbajt në Stacionin Policor Tetovë për procedura të mëtejshme. Pak më vonë, rreth orës 3.50 të mëngjesit, oficerët e policisë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar edhe personit J.A (42), i cili sillej në mënyrë agresive, dhe ka thyer xhamin e derës së spitalit të Tetovës”, informojnë nga SPB Tetovë.
