Maqedoni

Covid-19, asnjë viktimë, 166 të infektuar e 244 të shëruar

03.09.2020 15:58

Në 24 orë të fundit në vend janë bërë 1756 teste Kovid...

Në 24 orë të fundit në vend janë bërë 1756 teste Kovid nga ku 166 persona kanë rezultuar pozitiv dhe atë në:
 
Shkup 46;
Kumanovë 17;
Shtip 13;
Prilep dhe Dellçevë nga 12;
Tetovë 11;
Koçan 7;
Pehçevë 6;
Strugë Manastir dhe Berovë nga 4;
Dibër, Veles, Vinicë , Shën  Nikollë dhe Strumicë 3;
Ohër, Kavadar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Radovish, 
Probishtip, Makedonski Brod dhe Kratovë nga 2 të shëruar.
 
Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu ka njoftuar dhe për 224 pacientë të shëruar.
 
Lajm i mirë është se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
 
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid 19  në vend që nga fillimi i pandemisë kap shifrën e 14 762 persona, numri i të shëruarve 11 965, numri i viktimave 606, aktualisht në vend kemi 2191 raste aktive. 
 
GAZMEND REXHEPI