KM Liria kampione shtetërore për pionerë

01.11.2014 17:02

Klubi I mundjes Liria ka vazhduar dominimin e saj sivjet në të gjitha grupmoshat, duke u shpallur përfundimisht kampion edhe në kategorinë më të re, ate të pionerëve.......

Në kampionatin shtetëror të mbajtur sot në Shtip, mundësit shkupjan dominuan plotësisht, duke fituar bindshëm pozitën e parë, me gjithsej 56 pikë, plotë 30 më shumë se ekipi I dytë, organizatori Ballkaneci.

Në pozitën e tretë, u ndal një skuadër tjetër shkupjane, Tefejuzi, që arriti bashkarisht të fitoj 18 pikë.  Klubi I mundjes Liria, në fund, pati gjithsej gjashtë vende të para, katër të dyta dhe tre të treta, me ç`rast kampion u shpallën Besir Alili në kategorinë deri në 32 kilogram, Omer Fuga në kategorinë deri në 38 kilogram, Halid Osmani deri në 42 kilogram, Fati Vejseli deri në 47 kilogram, Shaip Brava në kategorinë deri në 53 kilogram, si dhe Minir Rexhepi, I cili ishte më I miri në kategorinë deri në 59 kilogram.

Me këtë sukses të ri, të arritur sot në Shtip, klubi I mundjes Liria vetëm se vërtetoi dominimin e plotë sivjet në mundjen e Maqedonisë, me ç`rast prej më parë, skuadra ishte shpallur kampione absolute te seniorët dhe kadetët, ndërsa në shoqërinë juniore ishte plasuar në pozitën e dytë. (Mustafa Ademi, TVM2)