Maqedoni
VMRO-DPMNE: Zaev ndal letra mandatesh, qytetarët vuajnë
03.09.2020 17:10
VMRO-DPMNE ka akuzuar qeverinë e Zoran Zaevit se në vend që të zgjidhë problemet e qytetarëve...

VMRO-DPMNE ka akuzuar qeverinë e Zoran Zaevit se në vend që të zgjidhë problemet e qytetarëve, të cilat kryesisht janë rezultat i sundimit të papërgjegjshëm të qeverisë së tij, po merret me teatër dhe populizëm të zhveshur.
Sipas tyre, Zoran Zaev nuk mund t'i zgjidhë problemet, sepse ai është burimi i tyre.
“Në vend që Zaev të japë letra mandati, njerëzit i japin Zaevit një letër mandati duke kërkuar të rikthehen në punë 40 mijë që humbën punën gjatë krizës me Covid për shkak të masave të këqija ekonomike. Për të ndihmuar vreshtarët të cilët në kulmin e vjeljes së rrushit nuk e dinë nëse rrushi i tyre do të blihet fare dhe me çfarë çmimi. Të kthehet çmimi i vjetër i energjisë elektrike, sepse kemi energji elektrike të shtrenjtë dhe njerëz të varfër.”,- deklaroi Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.
Nga VMMRO-DPMNE kërkuan përgjegjësi për ish-ministren e Zaevit, Nina Angellovska, lidhur me bankën “Eurostandard”, largimin e ministrit të shëndetësisë, Filipçe, mosndërhyrje në gjyqësor, zgjidhjen e problemeve me kopshtet, përgjegjësi për gjendjen në arsim dhe ndalimin e shpenzimit për blerjen e veturave të shtrenjta dhe luksoze.
NAIM RAMADANI
