Maqedoni

Përfundoi dëshminë para Gjykatës Speciale, Ahmeti: Çfarë dëshmova, do ta mësoni në fund

03.09.2020 17:31

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dha dëshminë e tij edhe në ditën e dytë para prokurorit special...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, dha dëshminë e tij edhe në ditën e dytë para prokurorit special në selinë e Eulex-it në Kosovë.
 
Nga Gjykata Speciale nuk japin asnjë informacion mbi hetimin. As Ahmeti nuk sqaroi për çfarë është pyetur, teksa ndryshe nga një ditë më parë, u ndal para gazetarëve. 
 
“E patë edhe ju vetë. Intervistimi im ka zgjatur dy ditë. Deri në përfundim të këtij procesi nuk mund të ndaj asnjë informacion me opinionin. Kështu e përcakton ligji dhe unë dua që ta respektoj ligjin. Në përfundim të këtij procesi, atëherë mund të flasim dhe na lejon edhe ligji. Ky është një proces dhe shpresoj,  jo vetëm unë, por të gjithë, që mos të merren më në intervistime.”,- deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Akuzat kundër luftëtarëve të UÇK-së, Agim Çeku ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar
 
Bilanci i ftesave nga Dhoma e Specializuar për ish pjesëtarët e UÇK-së si të dyshuar apo si dëshmitarë ka arritur në mbi 200. Listës së të dyshuarve të Gjykatës Speciale iu shtua edhe një tjetër personalitet i rëndësishëm i luftës së UÇK-së.
 
Si i dyshuar është ftuar në intervistë edhe ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ish kryeministri  dhe ministër i FSK-së, Agim Çeku, që duhet të merret në pyetje më 28 shtator.
 
Paraprakisht gjykata ngriti akuza edhe ndaj  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe dhjetëra personave të tjerë, që dyshohen për rreth 100 vrasje në luftën Kosovë-Serbi.
 
SANIJE DURAKU