Botë
Covid-19, 5 viktima dhe 116 raste të reja në Shqipëri
03.09.2020 18:06
Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 116 persona...

Kanë ndërruar jetë edhe 5 persona të prekur, që të gjithë nga Tirana.
“Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 5 qytetarë nga Tirana; një 56 vjeçar ; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare ; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.”,- deklaroi drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.
