Maqedoni

Butel, filloi ndërtimi i 321 banesave sociale

03.09.2020 18:44

Ka filluar ndërtimi i 312 apartamenteve të dedikuara për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve në komunën e Butelit...

Punimet u inspektuan nga ministri i ri i Transportit dhe Lidhjeve dhe drejtori i Drejtorisë që menaxhon me objektet banesore, që u shoqëruan nga kreu i Butelit.
 
“Me ndërtimin e këtij pallati,  ne kujdesemi dhe sigurojmë shtëpi të denja për 312 familje që janë raste sociale. Për momentin, ne jemi duke ndërtuar mbi 500 apartamente, duke investuar mbi 3 milion euro vetëm këtë vit.”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski. 
 
“Unë pres që në fund të këtij muaji të fillojmë ndërtimin e tre objekteve të reja të destinuara për grupet sociale në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Veles. Deri në fund të vitit, ne do të fillojmë me tre objekte të tjera.”,- tha drejtori i SHA për Menaxhim të Objekteve Banesore dhe Afariste, Kristijan Trajkovski.
 
“Shpresoj që komuna e Butelit do të ketë prioritet në përfitimin e këtyre banesave dhe jam shumë krenar që në këtë kohë po ndërtohet një ndërtesë shumë domethënëse për banorët, jo vetëm të Butelit, por për të gjithë RMV-në.”,- theksoi kryetari i komunës së Butelit, Velimir Smilevski.
 
Investimi për ndërtimin e këtij objekti ka shifrën prej 7,1 milion euro.
 
SEDAT SELIMI